Maqedonasit e tërbuar godasin me makinë dhe rrahin për vdekje famijen Aliu nga Kumanova. Fëmija 4 vjecar po lufton me jetën

51 Lexime

18:00:12              2016-06-26

 

 

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në qytetin e Kumanovës. Një maqedonas i tërbuar me vëllani e tij dhe një pasagjer, ka goditur me makinë Sedat Aliun nga Kumanova (1980), bashkëshorten e tij (M.K) dhe fëmijën 4 vjeçar, i cili po lufton me jetën në Spitalin e Shkupit.

Aliu rrëfën ngjarjen tronditëse dhe sulmin vrastar të maqedonasve për agjencinë e lajmeve INA.

“Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur radhë për t`i dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjent dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti Boban. I, i cili po priste njejtë në radhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ta thërras vëllaun dhe nipin tim.

Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbolla. Këtu e pësuan rëndë e vëllau im Abdulla Ali dhe nipi im Sami Demiri, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfën ngjarjen për agjencinë e lajmeve INA, Aliu.

Ai thotë se rastin është paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë. Sipas tij, sulmuesit janë arrestuar dhe iu është konfiskuar vetura. Policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit. (INA)