E TMERRSHME: E la Zvicrën për UÇK-në, tash po vuan për bukë në Kosovë

Date:

16:02:50              2016-06-26

 

 

 

 

E kishin lënë Zvicrën dhe Gjermaninë për t’iu bashkangjitur UÇK-së, ndërsa 17 vjet pas çlirimit të Kosovës janë shndërruar në raste të rënda sociale. Ish-luftëtarët, që lanë jetën luksoze në Evropë, çdo muaj hyjnë borxh nëpër dyqane të ndryshme për t’ia blerë ushqimin familjarëve të tyre.

Nazif Erlishta kishte lënë Zvicrën për të marrë pjesë në betejën e lavdishme të Koshares, ndërsa 17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë po kërkon para borxh për të blerë miell për dhjetë anëtarët e familjes së tij.

Erlishta nga fshati Begaj (ish-Novosella e Begut), të komunës së Vushtrrisë, gjithçka që u ka shtruar në sofër për të ngrënë familjarëve i ka marrë borxh tek një shitore e lagjes, derisa miellin e ka marrë hua nga kompania “Rashani”.

 

 

auto-uck-copy1466921891_1466922949-1686488

 

 

 

I ulur në një shilte, Nazifi numëron plagët e marra gjatë luftës së fundit dhe ato që i kanë mbetur gjatë qëndrimit nëpër burgjet serbe, pasi që ishte zënë rob në Koshare si pjesëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Tani ndonëse ka nisur të marrë pensionin e invalidit të UÇK-së, atij nuk po i dalin këto mjete që t’i plotësojë nevojat elementare të familjes. (ZERI)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...