Zvicra rigoroze ndaj nxënëseve myslimane

Date:

18:00:37              2016-06-27

 

 

 

Dy nxënëse myslimane (12 dhe 14-vjeçare) nuk e kanë vijuar lëndën e mësimit të notit dhe aksionet e klasës, prandaj ato nuk janë pajisur me pasaporta zvicerane.

 

 

 

Ai i cili nuk dëshiron të notojë, nuk do të pajiset me pasaportë zvicerane: Këshilli komunal qytetar i Bazelit, ua ka refuzuar shtetësinë dy nxënëseve myslimane 12-, dhe 14-vjeçare, pasi për shkak të arsyeve religjioze, nuk kanë marrë pjesë në lëndën e mësimit të notit dhe aksioneve të klasës.

 

 

 

 

Një informatë të tillë e ka lansuar «Regionaljournal Basel» nga Radio SRF, njofton „Shtegu.com“. Rasti ka ndodhur vitin e kaluar, por vetëm tani është bërë publik.

 

 

 

„Me refuzimin e tyre, nxënëset kanë shkelur obligimet ligjore të arsimit“, ka deklaruar Stefan Wehrle, kryetar i Komisionit përkatës për natyralizim. „Ai i cili nuk i përmbushë obligimet shkollore, i shkelë rregullat shkollore dhe nuk mund të natyralizohet“. Në këtë rast, nuk luan rol fakti se dy nxënëset e flasin shkëlqyeshëm gjuhën gjermane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...