Maqedonasi therë me thikë turken, ajo shpëton duke u shtrirë si e vdekur

35 Lexime

23:58:45            2016-09-09

 

 

 

 

Pasi e kishte therë me thikë një mike pak më të vjetër se vetvetja, një shtetas 47-vjeçar maqedonas është dashur të përgjigjet të mërkurën para trupit gjykues të Gjykatës rajonale të Giessenit në Gjermani, për shkak të veprës penale „vrasje në tentativë dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore“.

 

 

 

Ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e një prillit të këtij viti, mbrëmje kjo e cila kishte filluar me premtime të mëdha reciproke. Bashkërisht kishin ngrënë darkë, të shoqëruar me nga një gotë alkool. Me një disponim të lartë, ata kishin shkuar në një lokal të lojërave të fatit ku kishte eskaluar situata, pas zënkës që ishte shkaktuar në mes të mikes turke më të moshuar dhe të pandehurit. Fillimisht zënka kishte qenë verbale, por situata ndryshoi pasi turkja kishte dashur të shkojë në shtëpi. Shtetasi 47-vjeçar maqedonas, i cili në Gjermani kishte ardhur nga fundi i vitit 2014, ku kishte parashtruar kërkesë për azil dhe deri në momentin e krimit kishte banuar në një qendër strehimi në Bad Nauheim, miken e tij e kishte goditur para lokalit në fjalë me grushte në fytyrë dhe pjesën e sipërme të trupit.

 

 

 

Në momentin që ajo filloi të ikë nga vendi i ngjarjes, ai e ndoqi me të shpejtë, duke e goditur me një thikë, me qëllim që ta vrasë, ka pohuar prokurori Thomas Hauburger në aktakuzën e tij. Me këtë rast, ai i ka shkaktuar plagë të rënda në fytyrë dhe pjesën e sipërme të trupit.

 

 

 

Në atë moment, turkja reagon me mjeshtri, duke u shtrirë si e vdekur. Dhe ky rast ishte vendimtar që ajo sot është ende gjallë, pasi sulmuesi në vend se të përkujdesej për te, ai arratiset nga vendi i ngjarjes duke qenë i bindur se e ka vrarë. Këtë e shfrytëzoi viktima e përgjakur, e cila u tërhoqë zvarrë deri në shtëpinë e saj, në rrugën „Frankfurter Strasse“. Atje, ajo arriti të alarmojë fqinjët të cilët e thirrën policinë dhe ndihmën e shpejtë. I akuzuari u arrestua mbrëmjen e njëjtë në qendrën e strehimit dhe që atëherë është duke vuajtur paraburgimin, shkruan „Frankfurter Neue Presse“, njofton „Shtegu.com“. Maqedonasi e ka mohuar veprën, por edhe nuk ka dhënë ndonjë version tjetër të ngjarjes. Procesi gjyqësor do të vazhdojë në ditët në vijim.