Kosovari therë pronarin kosovar në kokë
17:28:25 2016-09-09
Të mërkurën e datës 07.09.2016, rreth orës 20.30, një kosovar 44-vjeçar e ka sulmuar një bashkatdhetar të vetin 42-vjeçar, pronar i një restoranti në „Landsberger Strasse“ në Mynih të Gjermanisë. Pa kurrfarë paralajmërimi, ai e sulmoi pronarin e restorantit i cili ka qenë duke punuar prapa banakut, i kthyer me shpinë. I dyshuari, një kosovar me profesion montues i papunë, e theri me thikë pronarin e restorantit, duke e goditur në pjesën e prapme të kokës.
Kosovari 42-vjeçar, pas kësaj arriti të arratisej në një lokal tjetër në afërsi, ndërsa sulmuesi u ndalua nga vizitorët tjerë të lokalit, duke e penguar që të vazhdojë me sulmin.
Megjithatë, edhe sulmuesi u arratisë dhe u futë në një tjetër lokal. Por, duke u falënderuar dëshmitarëve, pak më vonë policia arriti ta arrestojë atë.
Viktima pësoi gjakderdhje të madhe në kokë dhe u transferua në një klinikë të afërt për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.
Nga pronari i restorantit, sulmuesi paraprakisht kishte pasur ndalesë vizite të lokalit, pasi shpeshëherë i kishte ngacmuar e ofenduar vizitorët tjetë të lokalit, si dhe bashkëshorten e pronarit dhe vetë pronarin, shkruan „Nachrichten München“, përcjellë „Shtegu.com“. Pasi ndaj tij tashmë ishin ngritur kallëzime penale, ai ishte zemëruar aq shumë, sa që kishte dashur ta vrasë pronarin e lokalit.
Gjatë ditës së sotme, i dyshuari ka dalur para gjykatësit hetues, i cili ka lëshuar fletarrest për veprën penale „Tentim vrasjeje“.