Tagesanzeiger: Shën Tereza tre herë e shenjtë – në Shkup, Prishtinë e Tiranë
15:45:29 2016-09-10
„Fillimisht, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në lojërat olimpike, më pas Nënë Tereza u shenjtërua dhe në fund, ekipi kombëtar i Kosovës në futboll korri sukses në ndeshjet kualifikuese të futbollit“, ka pohuar avokati i ri shqiptar, Bekim Haxhiu. Në zërin e tij ndjehet një krenari e theksuar: Më në fund lajme të mira nga Kosova e Shqipëria, këndet më të varfëra të Europës. Kështu e fillon shkrimin e saj e përditshmja gjermane „Tagesanzeiger“, përcjellë „Shtegu.com“.
„Mjaft më na kanë përgojuar për lajme të këqija viteve të fundit“, deklaron edhe Shote Bukoshi në një kopsht të një hoteli në Prishtinë, duke shprehur qartë gëzimin e saj. Diplomatja e re kosovare nga Berlini, për disa ditë është duke qëndruar në vendlindjen e saj.
Shumicës së shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë u ka pëlqyer informimi i medieve në Europë, paraqitja e Nënës Terezë si shqiptare në shenjtërimin e saj. „Edhe kisha katolike e kishte heshtur këtë fakt“, ka spjegzar këshilltari i Ministrisë së Jashtme të Qeverisë shqiptare, Shkelzen Maliqi.
„Ne nuk llogaritemi jashtzakonisht të shenjtë“, shton intelektuali 69-vjeçar, i cili rrëfen edhe për pjesëmarrjen e tre shteteve në shenjtërimin e saj: Kosova, prej nga e ka prejardhjen edhe familja e saj; Maqedonia, ku ishte lindur si anëtare e popullatës shqiptare; dhe natyrisht Shqipëria, ku përkohësisht u shkollua.
Që të tre shtetet e festuan shenjtërimin e saj: Maqedonia e festoi nën kiçin grandioz të përmendores së Aleksandrit të Madh, një kreaturë e ortodoksizmit maqedonas nacionalist, Prishtina e përuroi „Bulevardin Nëna Terezë“, ndërsa edhe në Tiranë u festua me skulturën e Nënës Terezë në Kishën katolike.
„Në shenjtërimin e Nënës Terezë, të pranishëm kanë qenë më tepër myslimanë se sa katolikë“, ka deklaruar Shote Bukoshi.
„Shumica e myslimanëve nuk janë tepër religjioz, pavarësisht se cilit komunitet religjioz i takojnë“, është i mendimit Shkelzeni në Tiranë. „Religjioni nuk luan rol të madh në mes të shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, me përjashtim të popullatës shqiptare në Maqedoni“. Disa ditë më vonë, shqiptarët festuan me alkool në dorë barazimin e Kosovës me Finlandën dhe fitoren e Shqipërisë kundër Maqedonisë.