Mal i Zi: Treqind euro shpërblim për përtacin më të madh

Date:

Jo, jo nuk është ndonjë shaka për „malazezët përtacë“, por për „Përtaciadën“ malazeze në të cilën keni mundësi të mos bëni asgjë dhe të fitoni të holla. Rregullat e „Përtaciadës“ janë të qarta dhe të shkurtëra. Ajo që duhet të bëni është që deri më 17 gusht të vini në vendin e zhvillimit të garave, në etno fshatin „Montenegro“ rreth tridhjetë kilometra larg Nikshiçit, të shtriheni nën hijen e gjerë të pemës dhe të testoni kapacitetin tuaj të përtacisë.
„Kjo është `Përtaciada`e katërt me radhë, ndërsa rekordi është 33 orë, të cilin e ka vendosur një i ri nga Podgorica, që kishte fituar dy herë radhazi. Konkurrenca është serioze, pasi për ne malazezët, përtacia është në gjak. Parashikimet e mia janë se gjithsej 35 për qind e popullit është i zellshëm, ndërsa gjithë të tjerët janë sikur nëpër barcoletat për malazezët. Për këtë, mos mendoni se është lehtë të arrihet deri te fitorja“, ka deklaruar për mediet lokale organizatori i manifestimit Miço Blagojeviç, duke potencuar se fituesi do të shpërblehet me 300 euro.
Që shtrirja nën hije të kalojë sa më mirë, organizatorët u kanë siguruar pjesëmarrsve shtretër. „Motoja jonë në këtë garë është që njeriu duhet të kënaqet gjatë shtrirjes. Garuesit gjatë tërë kohës do të mund të shfrytëzojnë lap tope, telefonë, të lexojnë libra apo çkadoqoftë tjetër që nuk nënkupton ngritje nga vendi. Bile nuk ka ngritje edhe për të shkuar në tualet, vetëm shtrirje, shtrirje e shtrirje“, ka paralajëmruar garuesit Miço i buzëqeshur.
Në pyetjen se si kanë reaguar bashkëkombasit e tij për këtë manifestim i cili dëshmon për përtacinë e malazezëve, ai është përgjigjur me buzëqeshje: „Çfarë të keqe ka kur njeriu kënaqet, por edhe fiton? Nuk jemi të gjithë të lindur për punë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...