Përkundër ndihmave të shumta, vdes djaloshi kumanovar

Date:

Pas një sëmundje të rëndë, sot në orët e hershme të megjesit ndërroi jetë në moshën 7-vjecare djaloshi nga Çerkezi i Kumanovës, Shkëlqim Zymberi.

 

Ai vdiq në ditën e 23 të muajit të shenjtë të Ramazanit, në ditën e Madhe të Xhumasë. Zoti e shpërbleftë me xhehnet, ndërsa  prindrve të tij, familjes Zymberi dhe të gjithë shokëve të Shkëlqimit Zoti u dhashtë durimin. Gjithashtu një falënderim të madh për të gjithë ata që ndihmuan me mjete finansiare dhe të ndryshme, mjekët që u përpoqën për t’ia shpëtuar jetën Shkëlqimit, por në fund Zoti e deshi më shumë se ne. Varrimi i Shkëlqimit bëhet sot (e premte) me namazin Xhumasë në varezat e fshatit Çerkez të Kumanovës. 

 

Pas publikimit të lajmit për tashmë djaloshin shtatëvjeçar e ndjerë, Shkëlqim Zymberi nga Çerkezi i Kumanoves, ishin paraqitur shumë persona nga vise të ndryshme që kishin shprehur dëshirën e tyre për të ndihmuar në mënyra të ndryshme, kishte transmetuar në faqen e tij në Facebook, redaktori sportiv i „Lajm“-it, njëherësh edhe iniciator për të ndihmuar Shkëlqimin, Reshat Ibrahimi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...