Hajdari: BDI e paaftë për të zgjidhë edhe problemin e kifleve

Date:

Negociatat që po zhvillohen mes liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kanë qenë në fokus të kritikave nga intelektualë të shumtë shqiptarë, duke fajësuar partitë politike shqiptare se ata nuk janë duke përfaqësuar denjësisht shqiptarët, duke mos shtruar asnjë çështje që lidhet drejtpërdrejtë me shqiptarët e Maqedonisë. Por, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, ka mbrojtur marrëveshjen e arritur në 2 qershor, duke thënë se në atë marrëveshje janë futur edhe interesat shqiptare. Bile, këta “arritje” ai ia ka veshur partisë së tij, BDI-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i publikuesit të gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdarit, i cili me sarkazëm dhe me ton tejet kritik, përgënjeshtron pohimet e shefit të kabinetit të Ali Ahmetit.

“Sipas Teorisë së Kalit të Shemës, arritje apo sukses kombëtarë është – Kullotja e lirshme në livadhin e Gruevskit dhe Musës. E dini cilin interes BDI-ja, e ka fut në Marrëveshjen e 2 qershorit, atë të cilin Ali Ahmeti e ka paraqitur si te arritur (suksese) që në vitin 2002 e të cilin asnjëherë deri sot nuk arriti ta realizoje, pra ZYRTARIZIMIN E GJUHËS SHQIPE dhe PËRFAQESIMIN PROPORCIONAL TË SHQIPTARËVE në institucionet e sistemit???? (Këngë e vjetër, budallenj të ri)”, ka shkruar Hajdari në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke shtuar se këta tallen me gjithë shqiptarët në Maqedoni. “Këta nuk kanë kapacitet as njerëzor, as moral, as intelektual e aq me pak politik, për ta zgjidhë qoftë edhe problemin e kifleve të nxënësve në shkollën Cvetan Dimov?!”, ka shkruar Hajdari. /SHENJA/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...