Lirohet nga akuza kosovari që paditej për abort të dhunshëm

Date:

11:20:10                2019-02-07

 

 

Gjykata Penale e Bazelit, e ka liruar nga akuza për abort të dhunshëm një kosovar 26-vjeçar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Gruaja e tij ishte ngatërrua në shumë deklarata kontradiktore.

Seanca gjyqësore ndaj një aborti të dyshuar kundër vullnetit të gruas, të mërkurën ka përfunduar me lirim nga akuza. Megjithatë, burri, një 26 vjeçar kosovar, është dënuar me gjashtë muaj burgim, për disa lëndime të thjeshta që ia kishte shkaktuar gruas së tij.

Gjykata e ka kritikuar „punën e dobët hetimore“ të policisë kriminale, e cila as që e ka provuar alibinë e bashkëshortes së të akuzuarit, përcjell Shtegu.com.
Përveç kësaj, gjykata kishte dyshime të konsiderueshme në lidhje me vërtetësinë e deklaratave të gruas, të cilat u futën në „kontradikta të dukshme“. Gjinekologia gjithashtu kundërshtoi deklaratat e saj dhe vuri në dukje se ajo ia kishte treguar kosovares edhe imazhet me ultratinguj gjatë ekzaminimit. Se bashkëshortja e të pandehurit nuk ka pasur njohuri se ka qenë shtatzanë, gjykata aspak nuk i ka besuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...