Shqiptari hap hotel në Austri me shkrimtarin e njohur si kamarier

122 Lexime

10:30:44                    2019-02-07

 

 

Të premten, duke filluar nga ora 17, hotel-restoranti „Wildschütz“ në Württembergstrasse në Gmunden (ish lokali „Felleiten“, afër qendrës sportive) do të hapet zyrtarisht me një festë të vogël.

 

Lokali ka një restorant, një bar dhe një dhomë për organizime të ndryshme, shumë të mirë të pajisur, që mund të strehojë deri në 100 persona, si dhe një zonë për ngrënie në natyrë. Pronari i lokalit është Visar Murtezaj, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Austri: „Plani është që të vendosemi në rajon si një restorant i qëndrueshëm, ku gjithnjë do të keni dëshirë të ktheheni“. Përveç kësaj, është planifikuar instalimi i një skene të kulturës me ngjarje të rregullta siç janë leximet, muzika, demonstrimet, prezantimet etj. Në bord si kamarier do të jetë edhe shkrimtari i mirënjohur austriak, Alfred Ziermayr.