Fyerje religjioze ndaj Mohamed Salah (VIDEO)

Date:

12:01:55                 2019-02-07

 

Në një video të postuar nga një shikues, mund të dëgjohen qartë fyerjet që i janë drejtuar futbollistit të Liverpoolit, Mohamed Salah, nga një tifoz vendas.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në stadiumin e Londrës, gjatë ndeshjes së Premier Ligës në mes West Ham United dhe Liverpool (1-1), shkruajnë mediat angleze, përcjell Shtegu.com. Përderisa Mohamed Salah ishte duke u përgatitur për të ekzekutuar një gjuajtje nga këndi për Reds, ai ishte ofenduar nga një spektator i afërt, me fyerje raciste.

Në një video të postuar në Tëitter nga një tifoz fqinj, mund të dëgjohen qartë fyerjet e një tifozi të ëest Ham, duke bërtitur: „Insh’Allah f …… muslim! F …… muslim c …! F … off! „Në gjuhën shqipe:“ Insh’Allah shkërdh ….. mysliman! Shkërdh …… myslimanë!

Në video shihet se si Mo Salah e kthen kokën në këtë drejtim. Duke marrë parasysh distancën e vogël midis rreshtit të spektatorëve dhe lojtarit, mund të imagjinojmë se egjiptiani dëgjoi fyerjet.

Personi që postoi këtë video, një farë Sadat Yazdani, videon e tij e shoqëroi me këto fjalë: „Unë shkova në takimin West Ham – Liverpool dhe u tmerruar nga ajo që dëgjova. Tifozë të tillë nuk meritojnë të kenë një vend në shoqërinë tonë. Lëreni ndeshjen e futbollit mënjanë“, përcjell Shtegu.com.
Edhe stjuartët i kanë dëgjuar këto ofendime. Dhe nëse po, ata kanë mundur ta dallojnë personin që i thoshte ato. Nëse është kështu, West Ham United dhe Federata angleze e futbollit (FA) mund ta padisin atë person.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...