Lexues të nderuar!!!

137 Lexime

Duke parë disa gabime të rëndë gjuhësore, me dashje apo padashje, Redaksia e „Shtegu.com“ ka parë të rrugës që përmes faqes së saj të publikojë gabimet e disa portaleve shqiptare, në mënyrë që të kontribuojë në ruajtjen e vlerave të normës së gjuhës shqipe. Në rubrikën e këtij portali, do të publikohen të gjitha gabimet e rënda nga portalet shqiptare, ndërsa dërguesit e sugjerimeve do të mbeten anonimë, për shkak të ruajtjes së identitetit të lexuesit. Gjithashtu anonimë do të jenë edhe portalet tek të cilat gjenden gabimet eventuale, për të evituar thashethemet e ndryshme. Pra, ju lusim që të gjitha gabimet drejtshkrimore e fonetike të dërgohen në adresën e „Shtegu.com“, për tu përkujdesur në ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe. Një ekip vullnetar profesional fillimisht do të angazhohet për korrigjimin e tyre, me shpresë se së shpejti do të hapen edhe vende pune për më tepër lektorë. Ju falënderojmë që më parë në mirëkuptim.

 

 

Fillimisht do të sjellim një kronikë të zezë të një portali, i cili ka „masakruar“ gjuhën shqipe:

 

 

Një aksident dramatik ka ndodhur mes natës se premte dhe të shtunën në Rheinfelden (AG), ku pese persona djgen ne nje vetuarë, kruse dy te tjre jane lenduar rende, njofton ………….. duke ju referuar njotimeve te polcise kantonale

 

 

Tragjedia ndodi sot (e shtunë) rreth 3:20 në një aksident me makinë në Rheinfelden AG. Të gjithë ishin në një vetuire te amrkës Vë Golf që goditi një shtyllë para se te mbaronte mbi një pemë dhe u perfshi ne zjarr.