Belgjikë: Grupi shqiptar dënohet me 69,5 vite burg

Date:

Gjykata penale e Louvain në Belgjikë, të enjten ka dënuar një bandë të plaçkitësve shqiptarë me një dënim të përgjithshëm prej 69,5 vite dhe dënim në të holla prej 119.700 euro. Prej 47 personave të akuzuar, 45 nga ta janë shpallur fajtorë për plaçkitje dhe shpëlarje parash. Leximi i akuzës prej 230 faqesh ka zgjatur tërë pasditen.

 

 

Tre gjyqtarëve belgë u janë dashur tre orë për ta lexuar akuzën ndaj 19 të akuzuarve të pranishëm në sallë, gjashtë nga të cilët kanë qenë në vuajtje të dënimit. Në përgjithësi, të pranishme kanë qenë edhe 33 palë civile, shkruan „L`Avenir“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Grupi shqiptar i ka pranuar plaçkitjet në 261 shtëpi në tërë territorin e Blegjikës, si dhe një plaçkitje me dhunë të një kamioni të ngarkuar me cigare në një sasi të përgjithshme prej katër milionë cigareve. Shumica e shtëpive në Shqipëri janë dekoruar nga mobiljet e plaçkitura në Ikea të Anderlechtit.

 

 

Me përjashtim të dy anëtarëve, të gjithë janë shpallur fajtorë për plaçkitje dhe shpëlarje parash, të posedimit të armëve pa leje, trafikimit të lëndëve narkotike dhe tentim vrasjeve. Gjykata nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta quajtur grupin si organizatë kriminele, prandaj ajo iu përmbajt termit: Asociacion i keqbërësve.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...