Letra pa adresë në Islandë shkon në cakun e duhur

Date:

23:43:18           2016-09-06

 

 

 

 

 

Në Islandë ndodhin gjëra të çuditshme, ndërsa njëra ndër to është edhe dërgimi i letrave pa adresë. „Zonja punon në një supermarket“, ka shënuar dërguesi, i cili në mungesë të adresës, e ka vizatuar skicën e rrugës përmes së cilës mund të gjendet zonja në fjalë. Dhe, ai nuk ka dështuar, pasi postrieri e ka gjetur saktësisht pranuesen e letrës.

 

 

 

 

Historia e letrës kurioze e destinuar për në Islandë, e përshkoi tërë botën: Një turist, i cili kishte qenë për vizitë në një fermë kuajsh në fshatin Búðardalur, përmes letrës ka dashur t`i falënderojë vendësit për mikpritje. Pasi nuk i kujtohej adresa, ai në zarfë e vizatoi skicën e vendit ku kishte qëndruar dhe i shënoi disa informacione, në mesin e të cilëve se zonja punuaka në një supermarket. Dhe, ai nuk dështoi pasi letra kishte arritur në vendin e duhur, shkruajnë mediet botërore, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...