Reperi kosovar tronditë policinë zvicerane (VIDEO)

Date:

20:28:40              2016-09-05

 

 

 

 

 

Një video muzikore, në të cilën një i ri me prejadhje nga Kosova e ofendon policinë e Lucernit në Zvicër, ka zgjuar kërshërinë e Prokurorisë e cila i ka filluar hetimet

 

 
Në videon e tij, policët ai i ofendon duke i quajtur „qyqarë“ apo „shoqatë e bijëve të bushtrës“. Kosovari 19-vjeçar nga Lucerni, ka incizuar një video muzikore në të cilën këndon për dhunë kundër forcave të rendit. „Unë u përpoqa me ju dhe të gjithëve u dërgova në spital“, ka kënduar kosovari, i cili përpos që tregon veturën e tij me autotarga të Lucernit, shpeshëherë e tregon edhe gishtin e tij të mesëm.

 

 

 

Deri më tani, videoja është klikuar rreth dhjetë mijë herë. Për policinë, ky person është i njohur edhe më herët, ndërsa në këngë e ka kërcënuar prokurorin me thikë për t`i asgjësuar aktet e tij.

 

 

 

„Prokuroria e Lucernit ka njohuri për videon dhe ka filluar hetimet“, ka deklaruar zëdhënësi i saj, Simon Kopp për „Neue Luzerner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Nga ana tjetër, këngëtarit i cili veten e quan Gabu, nuk i ka bërë shumë përshtypje fillimi i hetimeve ndaj tij, pasi ai vetëm ka kënduar dhe askush nuk duhet ta marrë personalisht.

 

 

 

Në video mund të vërehen dy flamuj: Njëri i Partisë së Punës së Kurdistanit dhe një tjetër e Abdullah Öcalanit. Sipas avokatit zviceran, Urs Rudolf, në video duhet të shqyrtohen disa çështje: Dhuna dhe kërcënimi ndaj forcave të rendit, diskriminimi racor, shpifje, nxitje publike për krim dhe dhunë, propagandë për një organizatë terroriste dhe shkelje e Ligjit të armëmbajtjes.

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...