Reperi kosovar iu dëshiron vdekjen politikanëve zviceranë
Amko ka shprehur simpati ndaj Bin Ladenit
10:59:25 2016-09-07
Reperi kosovar Amko nga Lucerni i Zvicrës, në klipin e tij më të ri, e ka kërcënuar masovisht Partinë zvicerane SVP. „Vdekja juaj është dëshira ime“, me këto fjalë, reperi kosovar Amko e ka tërhequr vëmendjen e opinionit zviceran, ndërsa u janë drejtuar anëtarëve të Partisë zvicerane SVP. Ndër të tjera, ai nuk ka hezituar ta gozhdojë në kryqin zviceran , politikanin Anian Liebrand, apo Lukas Reimannit i ka dëshiruar test pozitiv të aidsit. Me këtë rast, në dhomën e tij mund të shihen shumë portrete të politikanëve të SVP-së të varura në mur.
Sipas ekspertit zviceran për të drejta në internet, Martin Steiger, përmbajtja e klipit është e dënueshme: „Reperi ka lënduar personalitetin, ka kërcënuar, ka shpifur, bën thirrje publike për krim dhe shprehet në mënyrë çnjerëzore“.
Por, rreth kësaj duhet të vendosë ndonjë gjykatë, nëse klipi do të pranohet si satirë. Në të kundërtën, ekziston mundësia e dënimit në të holla, apo heqje lirie prej tre vitesh, shkruan „29 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Politikanët e prekur nga ky klip, kanë reaguar në mënyra të ndryshme, ndërsa njëri nga ta ka ngritur kallëzim penal kundërreperit kosovarit. Për Prokurorinë rajonale, videoja ende është e panjohur dhe askush nuk ka ngritur kallëzim penal.