Lansohet Audi SQ8, kjo është shpejtësia “marramendëse” që do ta arrijë

Date:

 
 

Makinat SUV tanimë do ballafaqohen me një rival të fuqishëm.

 

Në qershor të vitit të kaluar, kur Audi e paralajmëroi SQ8 të ri, ishte thënë se do të jetë një makinë e fuqishme për të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi. Pa kaluar shumë kohë, reporterët arritën ta fotografojnë, derisa testohej me shtresat për kamuflazh.

Me të kryer përgatitjet e duhura, është lansuar Audi SQ8, që ka shpejtësi të konsiderueshme, për një makinë me platformë kaq të madhe.

Kjo makinë me shtatë ulëse, me motorin 4.0 litra dhe një tjetër me 48 volt, mund të prodhojë deri në 429 kuaj-fuqi. Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.8 sekonda, derisa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 250 kilometra në orë.

Sistemi i pezullimit është përshtatur në mënyrë elektromekanike, në mënyrë që vozitja nëpër shtigjet malore, të jetë sa më e përshtatshme për udhëtarët.

Fillimisht, Audi SQ8 është lansuar dhe po shitet për 90 mijë euro, vetëm në tregun evropian, ndërsa më vonë lansohet edhe në tregje tjera./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...