Shqiptari hero, Valon Rufati shpëton të dehurin nga vdekja e sigurt

110 Lexime

07:38:21               2019-06-27

 

Shefi shqiptar i shitores „Brezelkönig,“ Valon Rufati ka shpëtuar nga vdekja e sigurt një të dehur në Stadelhofen. Një lexuese e „20 Minuten“ është impresionuar me guximin qytetar të tij.

Mëngjesin e së martës, pothuajse u shkaktua një fatkeqësi e rëndë në stacionin e trenit Stadelhofen. „Rreth orës 07.00 isha duke pritur trenin kur papritmas një person i dehur po përpiqej të zbriste në binarë“, thotë lexuesja e „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Ajo dëgjoi një britmë dhe një punëtor i „Brezelkönig“ vrapoi drejt të dehurit dhe e tërhoqi atë lart. Pak sekonda më vonë, treni arriti. „Unë jam e sigurt se personi do të kishte vdekur po që se punëtori i Brezelkönig“ nuk do të kishte reaguar. Ky është një guximi shembullor qytetar“.

Heroi është Valon Rufati, drejtor menaxhues i Bretzelkönig am Stadelhofen. „Isha duke i shërbyer një klienti kur e pashë njeriun që po zbriste në binarë“. Ai menjëherë vrapoi dhe e kapi. „Donte të merrte një xhaketë ndriçuese nga binarët pasi e pëlqeu shumë“, tha Valoni. Më pas, ai e joshi të dehurin nga binarët me një cigare.

Sipas Valonit, në Stadelhofen ka gjithmonë incidente të tilla: „Kur jam në punë, unë gjithmonë e mbaj njërin sy nga binarët“. Kohëve të fundit, një i ri ka dashurtë flejë mbi binarë në orën 4 të mëngjesit. Por, edhe personi të cilin Valoni e shpëtoi, nuk është i panjohur: „Paraardhësi im e kishte marr nga binarët në muajin dhjetor, ai është shpesh këtu në Stadelhofen – kryesisht i dehur“.

Edhe në kohën që Valoni po fliste me gazetarët, papritmas u paraqit i njëjti person rreth orës 10 të mëngjesit, shumë i dehur dhe me një shishe alkool në dorë. Ai nuk mund të fliste më si duhet. „Shpresoj që diçka e tillë të mos përsëritet më. Kam frikë se do të kërcejë mbi binarë kur nuk do të jetë askush për ta shpëtuar“, tha Valon Rufati.

Marco Cortesi, zëdhënës i policisë së qytetit të Cyrihut, ndërhyrjen e Valonit e konsideron të guximshme. Por ai paralajmëron kundër vrapimit të „verbër“ mbi binarë: „Veçanërisht në një stacion të frekuentuar si Stadelhofeni, ju e rrezikoni jetën tuaj“.