Sefer Tahiri: PERLAT E „aktuHales“-KURIRIT SHQIPTAR!

Date:

Portali aktuale.mk ka bërë një shkrim duke sulmuar njohësin e rrethanave politike Sefer Tahiri në lidhje me deklaratën e tij se duhet një marrëveshje e re politike në mes shqiptarëve dhe maqedonasve që do të arrihet nëpërmjet tribunave dhe debateve me OJQ-të.

„Është mosnjohje elementare politike apo deformim profesional i atyre që karrierat shkencore i kanë bazuar në tribuna të OJQ- ve, por që mbetet e panjohur.

Por, këta analistë dhe shkenctarë që punimet e vetme shkencore i kanë nëpër gazeta ditore duhet të dinë se marrëveshjet politike për ndërrim të kursit të shteteve multietnike nuk bëhen në tribuna dhe në faqet e Fejsbukut me kafe në dorë, por nëpërmjet luftës politike dhe jo vetëm politike, dhe nga njerëz që janë dëshmuar në ndërrimin e kurseve të shteteve.

Janë dëshmuar deri sa analistët e Fejsbukut bënin punën e zëdhënësit të atyre që luftën asokohe e quanin terroriste dhe natyrshëm që edhe produktin e luftës të njëjtit do e quajnë të skaduar“ thuhet kështu në shkrimin e aktuales.

Ndërsa për këtë ka reaguar vetë Tahiri duke kërkuar që autorët e këtyre teksteve të dalin publikisht me emër dhe mbiemër e mos të fshihen pas. siç i ka quajtur ai „portalucave“ që bëjnë propagandë.

„PERLAT E „aktuales“-KURIRIT SHQIPTAR!

Autori i kësaj shkarravine partiake le të bëhet burrë dhe le të del me emër e mbiemër e të mos fshihet pas „portalucave“ që bëjnë propagandë, e paketuar si produkt gjoja mediatik.
Është mosnjohje elementare politike apo deformim profesional i atyre që karrierat politike i kanë bazuar në OJQ që sot për qëllime politike janë të gatshëm të nxijnë secilin që mendon ndryshe! Ky është stil marksist-leninist!
Ju ofendoni, e unë nuk ofendoj! Ky është dallimi!
Por më vjen shumë keq, që këtë tentim për „nxirje“ e bëni përmes mikut tim të shkollës dhe vendbanmit nga vij, Fami Bajrami, i cili është kryeredaktor i „aktuales“ dhe të cilin e vendosni në pozitë të vështirë. A keni insaf bre JU?
Ruajeni Marrëveshjen e Ohrit, nuk ua merr askush dhe unë nuk kam problem me këtë, është e drejtë legjitime, por lejoni që të ketë mendime ndryshe, divergjenca dhe DEMOKRACI!
Këtu debati im me këtë portaluc mbaron, ndërsa do të vazhdoj të jem mbështetës i Marrëveshjes së re politike dhe i gatshëm për debat.

P.S Mediat tjera janë të lira që ta postojnë këtë reagim, që të dihet se me çfarë meret ky portaluc!“ thuhet në reagimin e Sefer Tahirit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...