Kosovari ther me thikë sirianin

Date:

Mëngjesin e së enjtes, është shkaktuar një zënkë në një qendër strehimi në Forchheim të Gjermanisë. Autori i dyshuar 34-vjeçar është arrestuar dhe që nga e enjtja gjendet në paraburgim.

 

 

Pak pas mesnatës, dy persona të moshës 34-vjeçare dhe 24-vjeçare, kishin filluar zënkën në një qendër strehimi në Forchheim. Sipas një komunikate të policisë gjermane, të dy banuesit fillimisht kanë debatuar ashpër, ndërsa më vonë situata ka eskaluar, njofton „Shtegu.com“. Sipas hetimeve të para, kundërshtari sirian kishte tentuar ta godasë me disa grushta kosovarin 34-vjeçar, i cili më pas kishte marrë një thikë nga kuzhina duke i shkaktuar lëndime të rënda sirianit. I plagosuri është dërguar menjëherë në një spital të afërt, ndërsa kosovari është arrestuar dhe gjendet në paraburgim. Policia dhe prokuroria gjermane i kanë filluar hetimet për të ndriçuar rastin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...