Kosovari Shqipon Bektashi më i suksesshëm se Lewandowski

Date:

Askush nuk mund ta paramendojë gjendjen në ekipin e Ligës së tretë rajonale gjermane, KSV Hessen Kassel pa kosovarin Shqipon Bektashi! Në ndeshjen kundër ekipit të Hoffenheimit që përfundoi me rezultat baraz 2:2, sulmuesi 25-vjeçar kosovar ka shënuar dy golat për mysafirët duke i dhuruar ekipit të vet një pikë të vlefshme.
Bektashi kishte disa aksione të bukura të cilat i realizoi me sukses duke shënuar golin e tij të njëmbëdhjetë e dymbëdhjetë, gjë të cilën nuk e ka arritur asnjë futbollistë në të katër ligat zyrtare të Gjermanisë, bile as edhe Robert Lewandowski nga Bayerni i Mynihut, shkruan portali gjerman „hna.de“, transmeton „Shtegu.com“. Bektashi kishte shënuar pak para pauzës dhe 25 sekonda pasi ishte zëvendësuar, ndërsa në fund e kishte siguruar rezultatin përfundimtar 2:2. Bektashi edhe më tej do të mbetet i sukesshëm: Ndeshja me Hoffenheimin ishte ndeshja e parë jashtë fushës së tyre që nuk e kishte fituar.
Me këtë barazim, Hessen Kassel mbetet në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit, në vendin e pestë, me gjasa reale për tìu bashkuar kuartetit të ligës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...