Fluturimi i lartë i Prishtinës në Perëndimin e Bernës

Date:

 

 

Ekipi futbollistik shqiptar nga Berna, FC Prishtina në Ligën e dytë rajonale të Zvicrës është aklimatizuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Vetëm para tre vitesh, klubi ishte në një udhëkryq të madh, para se ta merr në dorë shefi sportiv Gazmend Tetaj, i cili vendosi struktura të reja dhe u përkujdes për një organizim më të mirë.

 

 

FC Prishtina u themelua në vitin 1990 nga shqiptarët e të gjitha trojeve (v.j.) të rrethinës së Bernës. Gjatë viteve të para, ideja kryesore ishte që bashkatdhetarët të jenë pranë njëri-tjetrit, me ç`rast do të kultivohej gjuha dhe kultura e vendlindjes, në një familje të madhe, shkruan e përditshmja zvicerane „Berner Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Me këtë rast, futbolli ishte në prapaskenë. Njëzet vite më vonë, kohezioni i ekipit vazhdon, kësaj radhe copa e lëkurës së rrumbullakët është bërë çështje kryesore. Ngritja e FC Prishtinës filloi para pak kohësh dhe u kurorëzua në pranverë të këtij viti, me inkuadrimin në Ligën e dytë rajonale dhe me një festë madhështore në fushën sportive në Bodenweid të Bümplizit.

 

topelement

Gazmend Ramadani i gëzohet golit të shënuar ndaj

Ostermundigenit

 

Para tre vitesh, FC Prishtina vetëm ka mundur të ëndërrojë për momente të tilla. Për shkaqe financiare, ekpi për pak sa nuk u shpartallua, pasi i mungonte kryetari dhe shefi sportiv. Shefi aktual sportiv, Gazmend Tetaj e ndihmoi klubin e migrantëve duke i shtrirë dorën dhe duke vendosur një organizim të ri. Aktualisht, pronari i një karrocerie është duke kryesuar me ekipin e parë dhe është duke u përkujdesur si kryetar i tërë shoqatës.

 

 

Fillimisht, FC Prishtina ishte vetëm një ekip për hobi, ndërsa tani duam të krijojmë një ekip profesionist. Me krenari të rrallë, shefi sportiv rrëfen: „Përderisa në atë kohë FC Prishtina kishte vetëm një ekip, aktualisht, përpos tre ekipeve aktive, ka edhe ekipin e juniorëve dhe ekipin e femrave“.

 

 

Gjatë kësaj vere, Tetaj ka angazhuar jo më pak se tetë futbollistë për ekipin e parë, të cilët vijnë nga liga të rangut më të lartë. Ai është i bindur, „këtu askush nuk fiton të holla, ideja jonë është që futbollistët të ndjehen të lumtur“. Klubi është shumë bujar, për sa i përket furnizimit me pajisje sportive dhe shqetësimeve të tjera të kryesisë, ndërsa asnjë lojtar nuk kompensohet.

 

 

Tifozë dhe lojtarë të flaktë, ndonjëherë lojë jokorrekte si dhe dhunë pas ndeshjes. Me paragjykime të tilla, ekipet e të huajve në futbollin amator po ballafaqohen më së shumti. Por, nëse e ndiqni ndonjë ndeshje të FC Prishtinës në Bodenweid, në mes të pyllit dhe autostradës, nga këto paragjykime nuk ka asnjë gjurmë të vetme.

 

 

Trajneri Ervin Gashi është shumë emocional dhe reagon ndaj çdo vendimi të gjyqtarit, por në të shumtën e rasteve ai shprehë korrektësinë e tij. Edhe Tetaj është i vetëdijshëm: „Emocionet janë të pranishme, gjuha jonë tingëllon më ashpër se sa dialekti i Bernës“, deklaron ai dhe shton: „Por vetëm tingëllon kështu, ndërsa prapa saj fshihet shumë më pak se sa mund të imagjinojë ndokush“.

 

 

Fakt është se gjatë sezonit të fundit, FC Prishitna kishte më së paku pikë ndëshkuese në të gjithë federatën e futbollit. Me disiplinën dhe organizimin e tij, klubi është një premtim për të ardhmen, ndërsa është paraparë edhe një progres tjetër sportiv.

 

 

„Duam të shkojmë sa më lartë të jetë e mundur“, përfundon Gashi pas barazimit 2:2 në ndeshjen derbi kundër ekipit të Ostermundigenit. Potenciali për tu ngjitur në piedestalin më të lartë, definitivisht ekziston. Sidoqoftë, pas gjashtë javësh në Ligën e dytë rajonale, FC Prishtina është aklimatizuar si është më së miri. Me dhjetë pikë të tubuara, klubi i migrantëve është kyçur në pjesën e lartë të tabelës. /Shtegu.com/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...