Gjermani: Lëndohet rëndë çifti bashkëshortor nga Maqedonia

Date:

20:26:29                 2017-02-12

 

 

 

 

 

Një çift bashkëshortor në qendrën e strehimit në Bamberg të Gjermanisë, është zënë me një prind dhe dy djemtë e tij. Ata janë lënduar pasi janë sulmuar me shufra hekuri.

 

 

 

 

Pasditen e së shtunës të fundjavës së kaluar, një patrullës policore gjermane i kishte rënë në sy një shtetas 35-vjeçar maqedonas, nga plaga e kokës të së cilit rridhte pandërprerë gjak. Pas hetimeve të kryera të policisë, është vërtetuar se ai dhe bashkëshortja e tij 30-vjeçare, ishin zënë me një prind tjetër 35-vjeçar, si dhe me dy djemtë e tij të moshës 14-, dhe 15-vjeçare. Pasi zënka gjithnjë e më tepër ishte përshkallëzuar, tre të dyshuarit e kanë goditur çiftin edhe me shufra hekuri, thuhet në një komunikatë të policisë, të cilën e përcjellë „Shtegu.com“. Ekipi i emergjencës e ka dërguar të lënduarin menjëherë në spitalin më të afërt, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është lënduar.

 

 

 

Tre të dyshuarit janë arrestuar pak më vonë në afërsi të vendngjarjes dhe dy të rinjtë ende i kanë pasur me vete shufrat e hekurit. Policia e krimeve është duke e hetuar rastin, ndërsa mjeku i mjekësisë ligjore e ka ekzaminuar lëndimin e viktimës 35-vjeçare. Në ndërkohë, ndaj të dyshuarve është lëshuar urdhërarrest, për shkak të përpjekjes për vrasje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...