Skandal në portin e Durrësit, gjermanët refuzojnë të paguajnë ryshfet

Date:

Për shkak se një firmë logjistike gjermane në Shqipëri nuk pagoi ryshfet, punëtorët e një kompanie tjetër pushtuan kalatën e kompanisë. Skena të pakëndshme janë duke ndodhur në një zonë të portit të Durrësit, në Shqipëri. Stafi i firmës gjermane të logjistikës, EMS-Fehn, që vepron normalisht në këtë zonë, nuk ka çfarë të bëjë tjetër, veçse të filmojë gjithçka. Ata e kanë të qartë: biznesi i tyre po pushtohet. Pushtuesit janë konkurrentët e EMS-Fehn: kompania Leer nga Saksonia e Ulët, shkruan „Handelsblatt.com“.
Drejtori i kompanisë, Manfred Mueller, thotë se këto skena e bëjnë të ndjehet i pafuqishëm.“Kjo është një përpjekje e hapur për të shpronësuar një kompani, e cila ndjek me saktësi të gjithë legjislacionin shqiptar,” zemërohet ai. Ai dyshon: për shkak se kompania e tij nuk donte të paguante ryshfet, autoritetet e portit dhe konkurrentët duan t’ua heqin punën. EMS-Fehn është një kompani e specializuar në transport të veçantë mallrash të mëdha, të rënda dhe të ndjeshme. Kohët e fundit, kompania solli transformatorë për një termocentral nga Gjermania në Turqi. Për shkak se mallra të tillë transferohen shpesh me anije dhe më pas ngarkohen në kamionë, grupi mori me qira dy pika shpërndarje në terminalin lindor në portin e Durrësit. „Por që prej disa muajsh, autoritetet shtetërore i pengojnë sistematikisht punonjësit e mi“, thotë Mueller. Autoritetet e portit kanë kërkuar disa herë ndalimin e punimeve. Javën e kaluar, ata ndaluan edhe shkarkimin e vagonëve në terminalin e tyre. Të mërkurën, punëtorët e konkurrentëve sulmuan zonën e portit ku operon EMS- Fehn. Një të njëjtën kohë, drejtori i portit kishte paraqiti një urdhër me shkrim, ku urdhëronte ndalimin e menjëhershëm të të gjithë aktiviteteve. “Ne thirrëm policinë për të larguar personat e paautorizuar nga terminali,” thotë Mueller. Por policia u përgjigj se nuk janë kompetentë për këtë. “Nuk kemi bërë asgjë të keqe,” thotë i bindur Mueller. “Përveçse refuzuam të paguajmë ryshfet”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...