Kosovari që vrau malazezin ngiste veturë „Jaguar“

104 Lexime

Vrasësi i dyshuar, shtetasi kosovar Jeton G., 31 vjeç, i cili në muajin mars e dyshohet se e ka vrarë shtetasin malazez Boris R., ka jetuar nga ndihmat sociale, por në të njëjtën kohë ka pasur edhe veturë të llojit „Jaguar“ shkruan „Blick“. Komuna ka qenë e pafuqishme në këtë drejtim. ndërsa këtë e vërteton edhe kantoni
Pas krimit të kryer, u dëshmua se Jeton G. me vite të tëra kishte qenë barrë e shtetit. Që nga viti 2009, Jetoni me bashkëshorten dhe dy fëmijët ka jetuar në Regensdorf të Zvicrës. Që nga kjo kohë, familja ka jetuar nga ndihmat sociale duke tërheque plot 200.000 franga zvicerane. Jetoni nuk bëri ndonjë përpjekje serioze për të gjetur ndonjë punë, duke injoruar programet punuese, marrëveshjet e bisedimet, ndërsa në pronë kishte një veturë të llojit „Jaguar“. Pas kësaj, atij i reduktohet ndihma sociale në një periudhë gjashtëmujore, për 15 për qind. Drejtori i sigurisë civile i qytetit të Cyrihut, ka kërkuar përgjegjësi nga komuna dhe kantoni lidhur me ndihmat sociale, ndërsa si përgjigje i është thënë se „komuna ka reaguar korrekt“. Problemi nuk është te komuna, por te sistemi i shpërndarjes së ndihmave sociale. Nuk është e mundur të eliminohet plotësisht ndihma sociale te një familje me dy fëmijë, kanë deklaruar nga komuna. Edhe në asletin e posedimit të veturave luksoze, komuna ka qenë e paaftë ta parandalojë, pasi ai i regjistronte nën emër të huaj. Por, tani gjthçka ka marrë fund, pasi Jeton G. është në paraburgim, ndërsa bashkëshortja me dy fëmiëjt është dashur të largohet nga Regensdorfi.