Admiri shënon në fitoren ndaj Bayernit

Date:

Në ndeshjen e fundit para publikut të vet, SC Freiburg ka korrur një fitore shumë të vlefshme dhe historike ndaj Bayernit nga Mynihu. Duke i falënderuar golave të Admir Mehmedit dhe Nils Petersen, SC Freiburg e bëri senzacionin që nuk e kishte pritur askush, duke mundur Bayernin me rezultat 2:1 (1:1). Para ndeshjes së fundit vendimtare, SC Freiburg gjendet në pozitën 14 duke shpresuar në një rezultat pozitiv ndaj konkurrentit të drejtpërdrejtë për mbijetesë në Bundesligë, Hannover 96. Fillimisht, Bastian Schëeinsteiger shënoi golin e avancimit në ndeshjen e tij jubilare të 500-të, në minutën e 13-të. Por, më pas ai e humbi një top duke i krijuar mundësinë që Admiri të barazojë rezultatin, sa për të krijuar një „tërmet“ të vogël në stadium. Katër minuta para përfundimit të ndeshjes, Admir Mehmedi u zëvendësua nga xhokeri Nils Petersen. Gjatë daljes nga fusha e gjelbër, nuk kishin të ndalur ovacionet për adhurimin e Admirit nga tifozët vendas. Në mintën e 89-të, më në fund u shënua edhe goli për fitoren e nikoqirëve ndaj Bayernit gjigant.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...