Kryetari i një komune zvicerane dorëzon vullnetarisht patentë shoferin
Peter Bill, kryetari i Komunës Moosseedorf të Zvicrës, e ka dorëzuar patentë shoferin për tre muaj të tërë. Në muajin gusht të këtij viti, ai kishte qenë duke drejtuar veturën e tij shumë shpejt.
„Shpejt dhe përpiktë“, ka informuar ueb faqja e Komunës Moosseedorf për ngjarjen, në këndin „Informatat aktuale“. Në ndërkohë, edhe kryetari i Komunës në fjalë Peter Bill (SVP), ka informuar personalisht se ka qenë duke drejtuar veturën shumë shpejt. Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, për tre muaj të tërë ai nuk do të ketë të drejtë të ngasë veturë, ka deklaruar Bill. „Dua të jem i sinçertë dhe transparent, në mënyrë që t`i parandaloj edhe thashethemet e ndryshme“, ka vazhduar Bill për „Berner Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.
Ngjarja kishte ndodhur në muajin gusht të këtij viti, në lokacionin Murzelen, kur ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Innerbergut. Radari e kishte fotografuar në vendbanim. Javën e kaluar, policia zvicerane e ka kontaktuar ate, duke e pyetuar nëse në kohën dhe vendin e caktuar, ai ka qenë duke drejtuar veturën. Pasi që faktet ishin shumë të qarta për policinë, ai menjëherë e ka dorëzuar vullnetarisht patentë shoferin për tre muaj.
Me këtë, vazhdon Ligji zviceran për komunikacion, me të cilin vozitësit të cilët e tejkalojnë shpejtësinë në vendbanime për 25 kilometra më shumë, dënohen me konfiskimin e patentë shoferit. Tashmë është e qartë se sa shpejtë ka qenë duke vozitur kryetari i komunës, i cili është në pritje të shqiptimit të dënimit dhe gjobës.
Gjatë 23 viteve të fundit, ai nuk ka bërë asnjë gabim të vetëm në komunikacion, duke udhëtuar përreth një milion kilometër. Veprimi i tij ka hasur në reagime pozotive, ndërsa ka pasur edhe të atillë që gjatë kësaj kohe ta vozitin falas.