Kosovari del nga binarët e kampionit të boksit, zhytet në krim

Date:

Si refugjat lufte, kosovari Pjeter D. në Gjermani kishte ardhur si fëmijë. Ai ishte njëri ndër talentet më të mëdhenj të boksit në Berlin. Fillimisht kampion gjerman për të rinjtë, e më pas iu bashkua njerëzve të gabuar. Sot, ai në Gjermani llogaritet si kriminel profesionist dhe udhëheqës i një bande të rrezikshme.

Me 12 vite, kampion i Berlinit, me 13 kampion i Gjermanisë. Fillimi i tij në Berlin ishte shumë premtues. Sot, në fillimin e viteve të tij të njëzetta, ai është një udhëheqës i njohur i një bande të rrezikshme në Gjermani dhe shembull i trishtueshëm i një integrimi të dështuar.

Por, si ndodhi një gjë e tillë? Shqiptari i ri nga Kosova i shoqëroi prindërit e tij nga zonat e rrezikuara të ish Jugosllavisë, për në Gjermani. I traumatizuar ngë ngjarjet e luftës, qysh si fëmijë ai filloi të ushtrojë me boks në ekipin „SV Nord Wedding“. Trajneri i ekipit e vlerësoi si „shpresa më e madhe e boksit në ekip“.

Por, gjatë kësaj, familja e tij është dashur të dëbohet nga Gjermania. Ekipi i tij u angazhua për të shpëtuar familjen e tij. Me përkrahjen e Lidhjes së boksierëve të Berlinit dhe Komitetin olimpik sportiv, ata arritën t`ia sigurojnë qëndrimin në vend. Por, e gjithë kjo nuk ndihmoi aq shumë. Pjeter D. iu bashkua disa njerëzve të gabuar, e ndërpreu shkollimin dhe nuk mundi të gjejë asnjë degë për profesionalizim shkollor.

Lidhur me këtë, trajneri i boksit Deutschmann, për „Berliner Kurier“ ka deklaruar: „Tentuam që ta integrojmë tek ne në zyrë“. Por, Pjeter D. më me dëshirë kryente plaçkitje. Në një xhirim të një plaçkitjeje të një pike karburantesh në Schëarzheide, ai është parë duke vjedhur. Banda e tij prej rreth 50 migrantësh, akuzohet për kryerjen e mbi 500 plaçkitjeve të ndryshme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...