Turpërohet Zvicra, i dërgon faturë 20.000 franga pengut të cilin nuk e liroi dot

Date:

Zvicerani Lorenzo Vinciguerra, ishte liruar nga pengmarrja në Filipine pas tre vitesh. Tani, ai do të duhet t`i paguajë shtetit zviceran njëzet mijë franga zvicerane për shpenzimet e shkaktuara.

 

 

Negociatat e një Task force zvicerane me pengmarrësit e ornitologut zviceran, Lorenzo Vinciguerra, për tre vite me radhë mbetën pa rezultat. Më në fund, zvicerani arriti të arratiset personalisht nga kthetrat e grupit terrorist „Abu Sayyaf“ nga xhunglla filipinase, në dhjetor të vitit të kaluar, me ç`rast e kishte sulmuar një roje të armatosur me një thikë.

 

 

Se përpjekjet e shtetit zviceran për negociatat me rrëmbyesit dhe organizimi i kthimit të tij do t`i kushtonte pak të holla, 50-vjeçari kishte qenë në dijeni. Por, sipas „SonntagsZeitung“, javën e kaluar ai kishte pranuar një faturë. „Vendimi parasheh një kosto të pjesëmarrjes në një shumë prej 20.000 frangash zvicerane“, i ka deklaruar gazetës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme zvicerane (EDA), Carole Wälti, transmeton „Shtegu.com“. Në këto raste, asistenca zakonisht është falas, por varet nga rasti në rast se sa angazhimi ka qenë i madh.

 

 

Në muajin shkurt të vitit 2012, së bashku me ornitologun holandez, Ewold Horn dhe shoqëruesin e tyre filipinas, Vinciguerra kishin qenë duke udhëtuar në krahinën Tawi-Tawi. Ata kishin dashur të vëzhgojnë atje një lloj zogu të rrallë, kur përnjëherë ishin rrëmbyer nga rebelët. Sipas EDA, në këtë krahinë ekziston rrezik i madh i pengmarrjes. Pengjet ishin dërguar në ujdhesën Jolo, e cila shtrihet rreth një mijë kilometra në jug të kryeqytetit Manila.

 

 

„Është një dhembje shpirtërore t`i paguaj këto të holla, por këto brenga janë shumë `më të bukura` se sa ato që më mundonin para një viti“, ka deklaruar zvicerani. Theshtë, atij as që i intereson aq shumë kjo çështje, pasi për te shumë më me rëndësi është fakti se ai është përsëri së bashku me familjen. „Koha kur unë i dërgoj fëmijët në shtrat, këndoj me ta dhe u lexoj libra para gjumit, është lumturia më e madhe për mua“, kishte pohuar Vinciguerra, në një konferencë shtypi pas kthimit në Zvicër.

 

 

Aktualisht, ai përsëri punon si ornitolog në një muze natyror në St. Gallen, ndërsa holandezi Ewold Horn, edhe më tej është peng në Filipine. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...