Bëjnë punën e shejtanit – të maskuar, duke imituar pejgamberin

Date:

Një shembull dhe tregim i mendimtarit të shquar islam nga Egjipti Shejh Muhamed Sharavi është shumë aktual për të mashtruarit e sotëm të kapur nga ekstremizmi islam në petkun e vehabizmit (fe e re), por duke u thirrur në librin e shenjtë Kuranin dhe sunetin-jetën e Pejgamberit Muhamed s.a.v.s.!

Derisa të njëjtit nuk lejojnë në asnjë mënyrë të portretizohet apo tregohet me fotografi, apo film fytyra e Pejgamberit s.a.v.s. ata maskohen dhe imitojnë me pamjen e tyre të jashtme vetë Pejgamerin s.a.v.s. – imitim i jashëm në dukje dhe formë !!! Po asesi në përmbajtje, porosi dhe shembuj të vërtetë të jetës dhe veprës ! E gjatë imitimit të Pejgamberit s.a.v.s. shkojnë edhe më larg duke i dhënë vetes të drejt marrjen e jetëve të njerëzve tjerë ! Të tillët jo që nuk kanë lidhje me profetësi (nuk janë as Imam Mehdiu, as Hasreti Isa) po nuk mund të jenë as xhebraila për kryerjen e urdhrave të Allahut !

Në një debat të mendimtarit të shquar islam nga Egjipti, Shejh Muhamed Sharavi, me një kësi „xhihadisti“ të cilin e pyet : “ A është haram apo hallall vrasja, shpërthimi me bombë e eksploziv në ndonjë lokal nate në një shtet musliman“? „xhihadisti“ i përgjigjet : „Sigurisht është hallall dhe e lejuar“! Dhe i thotë atij „xhihadisti“ :“nëse ti i mbytë ata-ato, pse ata-ato ishin duke bërë mëkat Allahut, cili është përfundimi i tyre“? – „xhihadisti“ i përgjigjet :“zjarri i xhehnemit sigurisht“! E mendimtari i shtron pyetjen : „Po shejtani, ku dëshiron t`i dërgojë njerëzit“? „xhihadisti“ u përgjigj : „Në zjarr të xhehnemit sigurisht“! Atëherë mendimtari Shejh Muhamed Sharavi i thotë „xhihadistit“ : „A po e sheh se qëllimi dhe veprimi i juaj është i njëjtë me qëllimin dhe veprimin e shejtanit – futje e njerëzve në zjarr të Xhehenemit“ „!!

Mendimtari Shejh Muhamed Sharavi ia kujton atij hadithin e Pejgamberit s.a.v.s: „Kur kaluan para të Dërguarit të Allahut disa njerëz me një xhenaze jahudi, ai filloi të qajë, ata që ishin prezent e pyeten , „pse po qan o i Dërguar i Allahut s.a.v.s.“, ai u përgjigj: „na iku edhe një njeri nga dora pa i’a prezentuar Islamin, udhëzimin dhe rrugën e drejt“.

Mendimtari Shejh Muhamed Sharavi: „A e shihni dallimin mes jush dhe Pejgamberit s.a.v.s ? Si mendoni ju kur Pejgamberi s.a.v.s. angazhohej në udhëzimin e njerëzve dhe shpëtimin e tyre nga zjarri. Ju jeni me veprimin tuaj në anën e shejtanit dhe Pejgamberi s.a.v.s dhe Islami në anën tjetër. Islami është fe e butësisë marrëdhënieve të mira dhe fjalës së bukur.“ !

 

AUTORI:SHEFQET CAKIQI-LLAPASHTICA

GAZETAEXPRESS

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...