Klitschko i përgjakur e humbë piedestalin botëror

Date:

Vallë, a është ky fundi i kampionit të boksit?! Krejt papritmas, Wladimir Klitschko (39) e humbë betejën në kategorinë e rëndë për titullin e kampionit të botës, kundër britanezit të zhurmshëm, Tyson Fury (27) në mënyrë unanime me pikë.

 

 

Kjo është humbja e parë e Klitschkos pas njëmbëdhjetë viteve! Ai i humbë titujt e kampionit të botës në versionet WBA, IBF dhe WBO! Në këtë mënyrë, senzacioni i mbrëmjes kulminoi! Por, menjëherë pas meçit, Klitschko paralajëmroi se kundërshtarit do t`i kërkojë revansh!

 
Më tej, për Televizionin gjerman RTL, Klitschko deklaroi: „Më duhet ta pranoj se Tyson Fury ishte më i shpejtë dhe më i mirë. Distanca e kuajti një rol të madh. Unë u përpoqa, por nuk funksionoi“, ka vazhduar më tej Klitschko, bisedën e të cilit e transmeton „Bild“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Si duket, gjiganti britanez (2,06 metra i gjatë) e trullosi Klitschkon, pasi gjatë tërë kohës nuk u ndalë duke bërë grimasa të ndryshme. Gjatë intonimit të himneve kombëtare, ai sillej vërdallë, ndërsa pas raundit të parë i ngriti duart në shenjë të fitores. Përpos kësaj, ai nuk u ndalë duke i bërtitur Klitschkos.

 

 

Por, këtë ia mundësoi edhe Klitschko i cili gjatë tërë meçit dukej shumë i lodhur, duke mos arritur ta godasë kundërshtarin. Ai kishte shumë probleme me distancën ndaj Furys, duke mos arritur as t`i afrohet.

 

 

 

Deklaratë interesante në „RTL“ ka dhënë kampioni i tanishëm Fury: „Fuqia e Jezu Krishtit ma dhuroi fitoren“. Pas fitores, ai e mori mikrofonin dhe i këndoi një këngë bashkëshortes së tij: „I don’t want to miss a thing“ nga „Aerosmith“.

 
Një dramë të vërtetë përjetoi edhe e fejuara e Klitschkos, Hayden Panettiere (26) e cilë nën ethe e përjetoi humbjen e të dashurit të saj. Ajo pohon: „Edhe përpos humbjes, ai për mua është njeriu më mahnitës në botë“. Një ngushëllim i mirë për humbjen historike në Düsseldorf.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...