KF “Liria”, krenaria e shqiptarëve në Aargau të Zvicrës (FOTO)

Date:

Reshat Ibrahimi

Me ftesë të presidentit të KF “Liria” nga Aargau, Alirami Ramani që është me prejardhje nga Çerkezi i Kumanovës, gazeta “Lajm” mori pjesë në turneun e parë në futboll të organizuar nga Unioni i klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër (UKSHFZ).

Dhe, gjatë qëndrimit tonë atje fillimisht i bëmë një vizitë klubit të futbollit “Liria” nga Aargau, një klub modest, që garon në ligën e katër të Kantonit të Aargaus. Prania jonë në mesin e tyre ishte një befasi e mrekullueshme për ta. Presidenti Ramani na prezantoi para futbollistëve, ndërsa ata më uruan mirë se ardhje në Zvicër.

KF Liria dispononte me dy fusha futbolli, secila më e mirë se tjetra, me dhoma të zhveshjes, banjo, e çka jo tjetër. Nga ajo që pashë unë mbeta i habitur, pasi kushte të tilla nuk mund t’i gjesh as në ligën e parë të Maqedonisë në futboll!
Atë pasdite kryesia e klubit u shpërndante futbollistëve tuta (trenerka) sportive për pjesëmarrje në turneun e futbollit në Hutwil afër Bernës që organizohej nga UKSHFZ. Në tutat e tyre dominonte ngjyra e kuqe me logon e emrit të klubit-KF “Liria”. Lojtarët ishin të entuziazmuar. KF Liria përbëhej nga emigrantët që vinin nga trevat shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së  Preshevës.

Verën e ardhshme bëhen 15 vite që kur është themeluar klubi shqiptar, një jubile që pritet të festohet.
Besim Ramadani me prejardhje nga Ferizaji, njëri prej themeluesve të klubit, trajner i licencuar, profesor i edukatës fizike, tregon për historikun dhe sukseset e KF Liria.

KF Liria-Aargau

liria
“Po, KF Liria nga Aargau është themeluar në fillim të qershorit të vitit 2001. Klubi funksionon në baza vullnetare. Momentalisht jemi në ligën e katërt të kantonit të Aargaus. 13 vite me radhë kemi bërë gara në ligën e tretë, një sezon në ligën e katër. Rregullisht kemi marrë pjesë në kupën kantonale, ku kemi arritur të kualifikohemi deri në raundin e tretë. Në vitin 2009 jemi shpallur ekipi më i disiplinuar në mesin e 75 klubeve në kantonin e Aargaus”.

i theksoi se klubi i tyre për shumë lojtarë ka qenë një trampolinë për të kaluar në skuadrat tjera.

Ndërsa, presidenti i ri i KF Liria, Alirami Ramani me origjinë nga Kumanova, rrëfen për kampionatin e kaluar dhe për objektivat në sezonin e ri garues.

Alirami Ramani, presidenti i KF Liria

alirami ramani

„Sezoni i shkuar nuk ishte shumë i mirë për ne, ngase nuk arritëm të qëndrojmë në ligën e tretë. Prej këtu erdhi deri te ndryshimi në kryesinë e klubit. Për momentin jemi një ekip shumë i mirë në kryesi, që të gjithë në një moshë të re 30-35 vjeç. Përveç kësaj jemi edhe shokë të mirë dhe shpresojmë të kemi suksese në të ardhmen. Jemi duke punuar mjaftë që të arrijmë aty ku KF Liria e ka edhe vendin”, deklaroi ai.

Presidenti i klubit Ramani flet me mburrje për futbollistët e tij, të cilët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare.

“Në ekip kemi djem shumë të mirë. Janë pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët edhe në vendet e tyre të punës gëzojnë autoritet të madh. Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve tanë janë me përgjegjësi tëlarta në firmat ku punojnë. KF Liria ka një emër në Kantonin Aargau, ngaqë është klubi shqiptar i parë i themeluar këtu. Kemi treguar edhe shembuj në suksese dhe disiplinë ashtu që kemi arritur të fitojmë edhe kupën e fair-play të kantonit. Për në fund ju falënderojmë edhe gazetën ‘Lajm’ që ndau kohë sado pak edhe për ne”, shtoi Aliramani, presidenti ambicioz i klubit i KF Liria.
Gazeta “Lajm” uron që në 15-vjetorin e themelimit të ngjiten një kategori më lartë dhe të kenë një arsye më të fortë për të festuar jubileun e tyre.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...