Ankth i rëndë në familjen e viktimave të aksidentit në Kërçovë

Date:

Mbrëmja e së enjtes ishte e kobshme për katër persona të cilët kanë vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Kollare. Në aksidentin fatal përveç foshnjes Eliana, ka ndërruar jetë edhe motra dyvjeçare Safija dhe babai i fëmijëve, 28 vjeçari Dear A. nga Zajazi i Kërçovës, ndërsa në rrugën për në spital ka ndërruar jetë edhe Amzi.I (56) nga Fshati Sfillare e Poshtme i cili ka qenë bashkudhëtar. 26 vjeçari H.A dhe 31 vjeçari V.A nga fshati Sfillare e Epërme janë të lënduar rëndë dhe janë transferuar në Qendrën e emergjencës në Shkup.
„Vozitësi i minibusit mi mori më të dashurit, vëllain dhe dy mbesat e mia. Nusja është e lënduar rëndë dhe po lufton për jetë, ndërsa ne jemi duke u lutur që t`i shpëtojë më të keqes“, me këto fjalë i ka pritur gazetarët e „Dnevnik“-ut, vëllai i Dear Asanit nga Zajasi, viktimës së fatekqësisë së rëndë në afërsi të Kërçovës.
Veturën e llojit „Volvo“, në të cilën kanë qenë familja nga Zajasi, me shpejtësi të madhe e ka goditur minibusit i llojit „Ford Conect“ të cilin ka qenë duke e drejtuar V.A. (31) nga fshati Sfillare e Epërme, me ç`rast jetën e ka humbur edhe bashkudhëtari i lartpërmendur nga Sfillarja.
Atë ditë, ata ishin mysafir te prindërit e nuses të cilët jetojnë në fshatin Kollare. Duke u kthyer në shtëpi, mu para daljes nga rruga, tek shtëpia e fundit e fshatit, vozitësi i minibusit ka bërë parakalimin në vijë të plotë dhe ka goditur veturën e familjes time“, deklaron vëllai i Dearit.
Të afërmit e viktimave kanë pohuar se minibusi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi jashtzakonisht të madhe: „Ka qenë duke vozitur më tepër se njëqind kilometra në orë, ndërsa aty rruga është kthesë dhe vijë e plotë. Por, si duket, vozitësi ka qenë duke shpejtuar dhe anipse është vijë e plotë dhe kënd i pashikueshëm, ai e ka tejkaluar një kamion dhe më pas e ka goditur `Volvo`-n“, deklraon njëri nga familjarët e viktimave.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...