Këtu jetojnë më së shumti mërgimtarë zviceranë

78 Lexime

Vitin e kaluar, 770.871 zviceranë kanë jetuar jashtë Zvicrës. Kolonitë më të mëdha zvicerane jashtë vendit janë në Francë, Gjermani dhe SHBA.

Zviceranët gjithnjë e më shumë po vendosen jashtë vendit. Në fund të vitit 2019, më shumë se një nga dhjetë zviceranë kanë jetuar jashtë vendit – gjithsej 770,871 persona, siç tregojnë shifrat e fundit nga Zyra Federale e Statistikave (BFS). Kjo do të thotë një rritje prej 1.4 për qind në krahasim me vitin 2018, transmeton Shtegu.com.

Numri i zviceranëve jashtë vendit më së shumti është rritur në Azi (+2.0 për qind) dhe në Europë (+1.7 për qind). Afrika është kontinenti i vetëm në të cilin komuniteti zviceran u zvogëlua pak (-0.5 për qind).

Pothuajse dy të tretat e zviceranëve jashtë vendit jetojnë në Europë. Nga 484.2257 zviceranë jashtë vendit që kanë jetuar në Europë në vitin 2019, rreth 471.500 jetuan në vendet e BE/EFTA. Rreth 286,600 zviceranë jetojnë në një kontinent tjetër, përkatësisht Amerikë (24 për qind), Azi (7 për qind), Oqeani (4 për qind) dhe Afrikë (2 për qind).

Franca, Gjermania dhe SHBA kryesojnë

Dhe kjo është renditja e 20 destinacioneve më të njohura të emigracionit:

Francë: 199.825 persona
Gjermani: 92,239 persona
SHBA: 81.106 persona
Itali: 49.833 persona
Kanada: 40.227 persona
Britania e Madhe: 37.117 persona
Australia: 25.459 persona
Spanjë: 24.222 persona
Izrael: 20.885 persona
Austri: 16.707 persona
Argjentina: 15.437 persona
Brazili: 13,857 persona
Tajlandë: 9551 persona
Afrika e Jugut: 8403 persona
Holandë: 8377 persona
Belgjikë: 8067 persona
Zelanda e Re: 7089 persona
Suedi: 5,985 persona
Kili: 5490 persona
Meksikë: 5275 persona

Në dhjetë vende nuk jetojnë as sa një grusht zviceranë

Në dhjetë vende të botës nuk mund të gjeni edhe as sa një grusht të zviceranëve që jetojnë jashtë vendit. As edhe një i vetëm nuk është regjistruar në Turkmenistan, Nauru dhe Tuvalu. Vetëm nga një në Sao Tome dhe Principe, Papua Guinea e Re, Mikronezi dhe në Ishujt Marshall.

Vetëm tre zviceranë jashtë vendit jetojnë në Kiribati dhe Palau, dhe vetëm katër në Eritrea.
Çdo i pesti nën moshën 18-vjeçare apo mbi 65-vjeçare.

Në fund të vitit 2019, pak më shumë se një në pesë zviceranë jashtë vendit ishin të mitur, d.m.th nën moshën 18-vjeçare (163.800 persona). Përqindja e personave të moshës 65-vjeç e sipër, ishte pak më e lartë se 22 për qind me 167.800 persona. 439.300 persona (57 për qind) ishin midis 18 dhe 64 vjeç.

Në përgjithësi, numri i zviceranëve jashtë vendit ka tendencë të rritet, por rritja ndryshon sipas grupmoshës. Ndërsa numri i të miturve dhe personave në moshë pune u rrit me gati 1 për qind çdo vit në krahasim me një vit më parë, rritja e të moshuarve arrin në 3.3 për qind.
„Ky ndryshim nuk është vetëm për shkak të migrimit, por edhe për plakjen e njerëzve që banojnë jashtë vendit“, shkruan BFS.