LAJMI FUNDIT: Arabia Saudite i këshillon myslimanët që të mos bëjnë përgatitje për haxhin në Mekë

Date:

Arabia Saudite u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën, që të mos bëjnë përgatitje të mëtejshme për haxhin e madh në Mekë, shkruajnë mediat botërore.

Ministri përgjegjës Benten, në televizionin shtetëror tha se derisa të zgjidhet situata që lidhet me koronavirusin, besimtarët nuk duhet të lidhin kontrata për haxhin. Ministri e la të hapur çështjen nëse haxhi do të anulohej plotësisht për shkak të pandemisë.

Pelegrinazhi i madh në Mekë bëhet për çdo vit dhe është një obligim fetar në Islam. Për çdo vit e vizitojnë më miliona besimtarë, transmeton Shtegu.com. Para pak ditësh janëmbyllur Meka dhe Medina, për shkak të krizës së koronavirusit. Pelegrinazhi i vogël Umre, i cili është i mundur gjatë gjithë vitit, është pezulluar.

Sipas statistikave zyrtare, pothuajse 1.563 njerëz në Arabinë Saudite janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa kanë vdekur dhjetë persona.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...