Letra e vogëlushes që e humbi për t`ia uruar nënës festën, ka emociouar zviceranët

Date:

21:35:41          2019-05-12         

 

 

Vogëlushja Amira e ka humbur letrën që kishte përgatitur për Ditën e Nënës. Policia zvicerane po përpiqet të gjejë familjen e saj.

Postimi i fundit në llogarinë e Facebook-ut të policisë komunale të Lozanës, për momentin, është ndarë më tepër se 700 herë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. „Për mrekulli. Po i gëzohemi këtij momenti të solidaritetit. Megjithatë, ende nuk kemi arritur qëllimin tonë „, tha një zëdhënës policor.

Forcat e sigurisë po përpiqen ta gjejnë nënën e Amirës, një vogëlushe që kishte përgatitur një letër të mirë për Ditën e Nënës. Por, ajo e humbi atë. Të shtunën, policia e gjeti këtë dokument të çmuar, në „Avenue Ruchonnet“ dhe dëshiron ta kthejë tek pronari i saj legjitim. „Duke e postuar në rrjetet sociale, po shpresojmë se ndonjë anëtar i familjes apo ndonjë i afërt, do të na ndihmojë të lidhemi me të“, tha zëdhënësi.

Megjithatë, deri të dielën pasdite, askush nuk ishte paraqitur. „Do të ishte me të vërtetë mirë që nëna e Amirës, këtë letër ta ketë sot. Por në çdo rast, ne nuk do ta hedhim në mbeturina. Në rastin më të keq, ajo mund ta marrë letrën në ditët e ardhshme“, kanë thënë nga policia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...