Keqi bën tatuazhe të bukura në bunker

Date:

 

               Në një video të publikuar në mediat franceze, bëhet fjalë për shqiptarin me mbiemrin Keqi, që në gjuhën frenge e kanë përkthyer si „méchant“. Profesionin e tij si mjeshtër tatuazhi, Keqi e mësoi gjatë vuajtjes së burgimit në Shtetet e Bashkuara, ku kishte emigruar menjëherë pas vdekjes së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha në vitin 1985. Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai hapi një sallon tatuazhesh në një bunker, një nga 700,000 që regjimi paranojak i kishte ndërtuar në të gjithë vendin, duke pasur frikë nga një agresion i jashtëm. Ai është nga Kopliku.

„Për herë të parë, tatuazh fillova të bëj rreth vitit 1992, ky ishte ai momenti që mësova ta ushtrojë këtë punë. Shumë personave ju bëra tatuazh, por edhe vetvetes“, deklaron Keqi për mediat franceze, përcjell Shtegu.com.

Nga Shqipëria u largua në moshën 18-vjeçare, ndërsa në Nju Jork, ai i bashkohet një bande, aktivitetet e së cilës e shpien në burg për 12 vite të tëra. „Kur u ktheva në Shqipëri, e blejta një truall në të cilin gjendej një bunker. Pra, vendosa të bëj diçka. Pajisjet i kisha dhe vendosa të hap një sallon tatuazhi. Në fillim vetëm për miqtë. Në vitin 2000 kishte shumë pak vizitorë, por tani ka gjithnjë e më shumë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...