Këngëtari zviceran godet në gjuhën shqipe
12:58:38 2016-06-11
Këngëtari njohur nga Friburgu i Zvicrës, Gustav ka interpretuar një këngë në gjuhën shqipe, së bashku me Arjeta Zhuta. Kënga titullohet «Të gjithë bashkë», të cilën e ka përgatitur personalisht. Në një intervistë me gazetaren e SRF 3, Mona Vetsch, ai kishte premtuar se përpos versionit francez e gjerman të këngës që i kushtohet KE, me titull „Tous Ensemble“ (Të gjithë bashkë) do të krijojë edhe një në gjuhën shqipe. Pasi që nuk e mbisundon personalisht gjuhën shqipe, ai është dashur të huazojë tekstin.
Në këtë drejtim i ka ndihmuar Arjeta Zhuta, gjithashtu muzikante. Shqiptarja 29-vjeçare (e njohur si «Popstars») e ka përkthyer tekstin origjinal nga «Tous Ensemble» dhe tash quhet «Të gjithë bashkë». (A.A.)
Në këtë vegëz mund ta ndiqni versionin e këngës në gjuhë shqipe:
http://www.srf.ch/radio-srf-3/aktuell/te-gjithe-bashke-das-ist-gustavs-em-song-auf-albanisch