Humbje dinjitoze e Shqipërisë

Date:

17:24:40            2016-06-11

 

 

 

 

Shqipëria debutoi me një lojë të shkëlqyeshme në Europian, por për fat të keq, fati nuk deshi që së paku të arrijë një barazim edhe kur të gjithë mendonim se topi do të futej në rrjetë. Goli i fitores për Helvetët erdhi në minutën 5`, pas një gabimi të portierit të mrekullueshëm, Etrit Berisha, i cili nuk arriti ta dëbojë nga zona e rreptësisë, ndërsa mbrojtësi i zviceranëve Schär e goditi me kokë duke e drejtuar në vendin e duhur.

 

 

 

Kuqezinjtë menjëherë i konsolidojnë radhët dhe në minutën 26` nuk realizojnë një rast të volitshëm që iu krijua Armando Sadikut.

 

 

 

Në minutën 31`, kuqezinjtë mbeten me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të kapitenit Lorik Cana, i cili ndërshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Pas kësaj, Blerim Xhemaili trondit shtyllën nga një goditje dënimi.

 

 

 

Është e pabesueshme se si futbollistët tanë luajtën shkëlqyeshëm në pjesën e dytë, duke krijuar raste për të barazuar, prej të cilave duhet veçuar rastin e Sadikut dhe Gashit, i cili kishte një rast të artë dy minuta para përfundimit të ndeshjes, për ta mposhtur portierin zviceran, Sommer.

 

 

 

Kombëtarja jonë dëshmoi se është e aftë të ballfaqohet edhe me ekipet më të renomuara në kampionat dhe me një lojë të tillë, mund të shpresojmë se do të kualifikohemi në të tetën e finales.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...