Katër vitë burg për kosovarin që mashtroi të vejën zvicerane

Date:

E plotësuar:

Një zvicerane gjashtëdhjetëvjeçare ia besoi të gjitha ndjenjat një kosovari 38-vjeçar duke ia dhënë të gjitha të hollat që i kishte.

 

 

„U poshtërsova shumë“, ka deklaruar 60-vjeçarja të hënën, para trupit gjykues të Gjykatës penale në Lozanë. „Nuk e di se çfarë ka bërë me të hollat, por unë nuk kam shpresë se do të mund ta shoh përsëri edhe një cent të vetëm“. E veja zvicerane ishte viktimë e kosovarit S. që jetonte në Zvicër ilegalisht.

Ajo e kishte njoftuar kosovarin gjatë punimeve në një banesë, ndërsa ky i fundit menjëherë ia kishte gjetur dobësinë, duke u sjellë shumë miqësisht me te, përderisa ajo nuk u dashurua në te. Me këtë rast, ai e bindi të vejën që të banojë tek ajo. Brenda një viti, atij i mjaftoi koha që nga e veja të marrë gjysmë milioni frangash zvicerane, nga shitja e një shtëpie.

 

Para gjykatës, i akuzuari i mohoi të gjitha akuzat me një buzëqeshje në fytyrë. Sipas të dhënave të tij, ai i kishte premtuar viktimës se të gjitha të hollat do t`ia kthente me këste. Të hollat i kishte shpenzuar për të zgjidhur probleme të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe pagesën e punëtorëve të tij, pasi ai ishte pronar i një firme përkundër qëndrimit ilegal në Zvicër. Gjithashtu, shumë të holla i kishte kushtuar edhe shkurorëzimi dhe operacioni i s`ëmës.

 

Por, e veja zvicerane nuk ka qenë e vetmja viktimë e kosovarit S., shkruan më tej „20 Minuten“, transmeton „Shtegu.com“. Ai gjithashtu kishte mashtruar një pensionist të lagjes duke „e lehtësuar“ për 60 mijë franga. Edhe këtë rast, kosovari e ka mohuar.

 

Kosovari i akuzuar ia kishte marrë edhe një bashkatdhetarit dhjetë mijë franga, ndërsa në vitin 2003, ai kishte qenë i dënuar me nëntë vite burg, për shkak të veprës penale „vrasje në tentativë“.
Buzëqeshja e tij nuk i ndihmoi aspak: Gjatë ditës së enjte, kosovari 38-vjeçar u dënua me katër vite nurg nga Gjykata penale e Lozabës. Prokuroria kishte kërkuar pesë vite burg. Ai u dënua për veprat penale „mashtrim, plaäçkitje dhe shantazh“.

 

Gjykatësit e llogaritën si „plaçkitës gjakftohtë dhe manipulant“. E fejuara e tij e re gjithashtu ka qenë e pranishme në procesin gjyqësor, ndërsa Gjykata kantonale ia kishte ndaluar martesën me te. Vëllai i tij, gjithashtu punëtor ilegal në Zvicër, po ashtu kishte qenë i pranishëm me të fejuarën e tij, të cilën ka dëshirë ta martojë. Shpenzimet gjyqësore arrijnë shumë prej rreth 80.000 frangave zvicerane.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"