Në Maqedoni ndodhë edhe kjo: Plaçkitet dera e zhveshtores së ekipit junior të FC Fortuna Hasanbeg

Date:

Në Maqedoni nuk mbetet gjë pa u plaçkitur, duke filluar nga kreu më i lartë shtetëror, e deri te plaçkitjet më të pazakonshme, siç është rasti me ekipin junior të KF Fortuna nga Hasanbegu i Shkupit. Në faqen e tij në Facebook, trajneri i këtij ekipi, njëherit edhe gazetar sportiv në Maqedoni, Safet Ademi, ka postuar një kërkesë me të cilën lutë plaçkitësin anonim që të kthejë derën e zhveshtores së klubit, e cila ishte „zhdukur“ papritmas natës mes të mërkurës e të enjtes. Në vazhdim po e botojmë në tërësi postimin e tij:

 
„KUSH E HUAZOI DERËN, LE TA KTHEjË – KA SHPERBLIM
E lusim atë person që e ka huazuar (VJEDHUR) derën e dhomave të veshjes le ta kthejë ate, do i japim shpërblim. Katër gola në ndeshjen e radhës dhe +0.09 euro. Ose së paku t`ia japim çelsat mos të fiket.

 

Trajneri Ademi, për „Shtegu.com“ ka deklaruar: „Në kohën kur fëmijët po i bëjnë përgatitjet e fundit për të udhëtuar në Zvicër për turneun mbarëkombëtar shqiptar, dhomat e zhveshjes ngelin pa derë të hyrjes. Në vend që të ndihmohen në udhëtimin e tyre, ambasadorët e Karadakut pengohen duke iu shkaktuar dëme materiale. Përndryshe Fortuna 2009, prej 25 deri më 30 nëntor do të jetë mysafire në Bazel të Zvicres, ku edhe do të merr pjesë në turneun e 28 Nëntorit. Ky udhëtim vjen me ftesë të bashkëkombasve tanë të cilët iu japin shpërblimin për rezultatet e shënuara në Kampionatin e Maqedonisë. Vitin e kaluar, juniorët e ekipit e mbyllën me 24 fitore, pa asnjë humbje të vetme, me 129 gola të shënuar dhe vetëm 19 të pranuar. U12 e Fortuna 2009 në sezonin 2014/15 kanë thyer të gjitha rekordet e futbollit të Maqedonisë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...