Katër muaj të tërë për riatdhesimin e kufomës nga Franca

Date:

20:21:13                  2019-02-09

 

 

Kufoma e A.S. i cili gjatë shtatorit të vitit të kaluar u vra me sëpatë nga bashkëshortja e tij në Francë, sapo i është dorëzuar familjes së tij, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Deri në këtë kohë, ajo është mbajtur në morgun e Spitalit Universitar të Besançonit.

Më në fund, A.S. do të ketë një varrim dhe një vend ku do të tubohet familja e tij. Trupi i pajetë i kosovarit 33-vjeçar, ishte gjetur më 21 shtator në Dole të Francës, në banesën e katit të tretë të rrugës „Grande Rue“ 39A, në qendër të qytetit. Më 4 tetor, gruaja e tij Suzana, e dyshuara kryesore, është arrestuar në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, ku ajo ishte arratisur. Ajo shumë shpejt pranoi se është autore e krimit me sëpatë, me ç`rast bashkëshortit të sak pothujase i ishte këputur koka.

Kufoma ishte dërguar në Besançon në mënyrë që të bëheshin raportet e forenzikës, të nevojshme për hetimin. Edhe pse këto hetime ishin përfunduar më herët, kufoma kishte qëndruar në morgun e Spitalit Universitar të Besançonit.

„Tashmë pesëmbëdhjetë ditë më parë, ne e pranuam një kërkesë për riatdhesimin e kufomës në kuadër të procedurës ndërkomëbtare“, ka konfimruar Etienne Manteaux prokurori i Besançonit, të enjten për „Progrés“, njofton Shtegu.com.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...