Itali: Djaloshi i ri shqiptar në rrezik për jetë

Date:

20:55:19                2019-02-09

 

 

Mbrëmjen e së premtes, në një lokal nate në Bruneck të Italisë, një djalosh i ri shqiptar ka pësuar prerje të rëndë në qafë. Karabinierët italianë i kanë filluar hetimet, shkruajnë mediat italiane, përcjell Shtegu.com.

Zënka ishte shkaktuar mbrëmjen e së premtes në „Blackout Music Pub“ në sheshin „Kapuzinerplatz“ në Bruneck.

Një djalosh i ri 20-vjeçar nga Shqipëria, është plagosur rëndë në qafë nga një xham i thyer. Sipas informacioneve të karabinierëve italianë, rreth orës 03.00 janë përleshur dy grupe kundërshtare, njofton më tej Shtegu.com. Gjatë kësaj zënke, djaloshi shqiptar është sulmuar me një xham të thyer.

Me gjakderdhje të madhe, ai është dërguar menjëherë në spitalin e Brixenit dhe jeta e tij është në rrezik.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...