EKSKLUZIVE/Nazim Bllaca agjent i BIA-s serbe që nga viti 1997, dalin dokumentet (VIDEO)

Date:

 
 

Në dokumentet të cilat RTK i posedon shihet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996. RTK ka siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm. Në këtë letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë.

 

Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb. Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë document sekret të pjestarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së për procedura të mëtutjeshme.

Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së por ende ka edhe disa procedura të verifikimit.

Emisioni “Udhëve” ka gjetur se më 8 Maj 1997, është kthyer raporti i verifikimit nga ana e UDB-së që ia mundëson Bllacës që të pranohet si informator.

Më 14 Maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator. Në formularin e lëshuar nga Shërbimi I Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës. Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri I zyrtarit operativ të cilit do t’I raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq. Në fund të këtij dokumenti përmendet edhe një vepër penale për plaçkitje që e kishte pasur Bllaca në fillim të viteve 90’ta, por që nuk ishte dënuar nga Gjykata.Ky dokument është i nënshkruar nga udhëheqësi i drejtpërdrejt I Shërbimit të Sigurisë Publike në ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, Slavko Lludaiq dhe nga dy punëtorë operativ, Qepo Mihajloviq dhe Ivan Gjokica, thuhet në dokumentet e siguruara. /ina.online/

 
 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...