Katër ditë pa kurrfarë pushimi duke vozitur autobusin kosovar

Date:

20:31:32               2016-08-24

 

 

 

 

 

Dy vozitës autobusi (53-, dhe 56-vjeçar), tashmë katër ditë kanë vozitur nga Kosova për në Kölni dhe anasjelltas, pa bërë kurrfarë pushimi, informon në artikullin e tij „Bild“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 
Të dy vozitësit janë ndalur vetëm në Karlsruhe, për të marrë udhëtarë, ka deklaruar një polic, dëshmitar i ngjarjes. Autobusi ka qenë duke qarkulluar nga Kölni për në Kosovë. Tashmë katër ditë ata kanë kaluar relacionin prej 2.000 kilometrash, pa bërë ndonjë pauzë. Një gjë të tillë e dëshmon aparatura përkatëse e autobusit. Policia gjermane menjëherë e ka ndaliar qarkullimin e autobusit, ndërsa është vërtetuar se sipërmarrësi i këtij relacioni shpeshhëherë ka thyer rregullat e komunikacionit. Sipas policisë gjermane, ai është dënuar me një gjobë prej 4 mijë eurosh, ndërsa është i mundur edhe ndonjë dënim shtesë pas hetimit më të hollësishëm nga ana e Ministrisë së Transportit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...