Transportonte mbeturina në Shqipëri, ndalohet automjeti me mbipeshë

Date:

20:01:17               2016-08-24

 

 

 

 

 

Nevoja të bën shpikës të vërtetë. Me siguri kështu kishte menduar një vozitës 53-vjeçar nga Britania e Madhe, i cili kishte marrë rrugën për në Shqipëri.
Pasi nuk ka pasur më vend në automjetin e stërngarkuar për gjësende të tjera, ai nën automjet kishte vendosur disa mbeturina të mbështellura me plastikë.
Pas një kontrolli të policisë gjermane në Fürstenfeldbruck, ata janë habitur nga bagazhi i rëndë i vozitësit, i cili policisë i ka deklaruar se bëhet fjalë për mbeturina të rënda, të cilat në Shqipëri mund të shfrytëzohen edhe për një kohë të gjatë.

 

 

 

 

Për tu vërtetuar në peshën e rënda, policia e peshon automjetin, i cili në vend të 3,5 tonelatave të lejuara, ka qenë i ngarkuar me gjashtë tonelata, shkruan „Bild“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Vozitësit i është ndaluar menjëherë vozitja e mëtutjeshme, ndërsa do të duhet të llogaritë me një dënim të majmë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...