A ka mundur të evitohet vdekja e futbollistit kamerunas ?!

Date:

15:09:21            2016-05-07

 

 

 

 

 

Pas vdekjes së papritur të futbollisiti kamerunas në fushën e futboolit, Patrick Ekeng , në ndeshjen në mes të Dinamo Bukureshtit dhe FC Viitorul Constanta, në Rumani janë shtuar dyshimet në rolin e mjekëve lidhur me rastin, njofton Agjencia telegrafike „Mediafax“, transmeton „Shtegu.com“. Vetura e ambulancës nuk ka qenë e pajisur me sistem të reanimimit. Nga ana tjetër, mjeku i ekipit Liviu Bratianu, ka pohuar se në ambulancë janë ndërmarrë përpjekje reanimimi.

 

 

 

Sidomos, akuzat e një tifozi i rëndojnë së tepërmi mjekët. Ai ka pohuar se mjekët kanë qenë të papërgatitur: „Vozitësi i ambulancës ka ardhur pa mjek në vendin e ngjarjes. Në ndërkohë, mjekja kujdestare ka qenë duke pirë një cigare“.

 

 

 

Ekeng, i cili ka luajtur për ekipet Le Mans, Lausanne dhe Cordoba, ishte i moshës 26-vjeçare. Ai është futbollisti i dytë i ekipit të Dinamo Bukureshtit që ka vdekur në fushë. Në tetor të vitit 2000, kapiteni i skuadrës, Catalin Hildan, pas një sulmi në zemër ndërroi jetë fushën e futbollit, në moshën 24 vjeçare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...