Kampion më i pamundshëm europian në futboll është Shqipëria
18:22:50 2016-06-07
Në praktikë, analistët ekonomikë zakonisht parashikojnë rënie apo ngritje ekonomike dhe shifra të mërzitshme financiare: Tashmë, ekspertët statistikorë gjermanë të Bankës gjermane Goldman Sachs, më në fund kanë bërë një statistikë kuptimplote.
Sipas saj, në pyetjen se kush mund të bëhet kampion i radhës në Kampionatin Europian, ata përparësi i kanë dhënë mikritësit, ekipit francez, me një mundësi prej 23,1 për qind. Pason Gjermania me 19,9, Spanja 13,6 dhe Anglia 10,5 për qind. Kampioni më i pamundshëm europian në këtë edicion është Shqipëria, së cilës banka gjermane nuk i ka dhënë asnjë përqindje (0,0 për qind), shkruan „Stern“, njofton „Shtegu.com“.