«Blick» kërkon falje publike për flamurin komunist shqiptar
09:11:01 2016-06-07
Në të përditshmen zvicerane „Blick“ tashmë janë vetëdijësuar se kanë bërë gabim lidhur me vendosjen e flamurit shqiptar, me ç`rast në një artikull të ditës së hënë, kanë vendosur flamurin komunist shqiptar: „Me vendosjen e flamurit të vjetër shqiptar, redaksisë i ka shpëtuar një gabim irritues, i cili nuk është dashur të bëhej“, ka deklaruar zëdhënësi i sipërmarrjes mediale „Ringier“, për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. „Natyrisht se menjëherë kemi pranuar vërejtje për gabimin e bërë, ndërsa edhe nëpër rrjetet sociale ka pasur shumë reagime“.
Në përgjithësi, aksioni është pritur shumë mirë: „Ambasadori shqiptar në Zvicër, ka shprehur falënderim me një e-mail për aksionin““, spjegon Estermann. „Në të njëjtën kohë, ai ka dhënë vërejtje lidhur me flamurin“. Pritet që në numrin e së martës „Blick“ të kërkojë falje publike.